Arkeologia kineze dhuron 1.45 milionë dollarë për të mbështetur studimet në Dunhuang
2023-05-07 15:23:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Arkeologia kineze Fan Jinshi dhuroi 10 milionë juanë (rreth 1.45 milionë dollarë amerikanë) për Universitetin e Pekinit për të promovuar studimet për Dunhuang.

Një fond arsimor me emrin “Fan” pritet të krijohet me donacionin e saj, që synon të mbështesë studimet e dorëshkrimeve dhe një larmi të gjerë thesaresh arti të zbuluara në shpellat mijëvjeçare të Mogao, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Dunhuang, provinca Gansu e Kinës veriperëndimore, bën të ditur “Xinhua”.

Fondi përfshin çmimet e mëparshme dhe kursimet personale të Fan-it, që është presidente nderi e Akademisë Dunhuang.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Fan, e cila u diplomua në një degë të arkeologjisë në Departamentin e Historisë të Universitetit të Pekinit, filloi të punojë në Dunhuang në 1963-shin dhe gjithë karrierën e mbështeti në mbrojtjen dhe studimin e relikteve kulturore në Mogao.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ajo u nderua me çmimin “Lui Che Woo” në 2019-n dhe çmimin “Ho Leung Ho Lee” për Arritjet Shkencore dhe Teknologjike në 2020-n. (Irma)