CMG-ja, një nga transmetuesit kryesorë për “Paris 2024”
2023-05-07 15:12:06

Shërbimet e Transmetimit Olimpik (OBS) pranë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Grupi Mediatik i Kinës, CMG nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në Pekin, duke krijuar një mekanizëm bashkëpunimi afatgjatë.

CMG-ja është ftuar zyrtarisht të jetë një nga transmetuesit kryesorë për Lojërat Olimpike Paris 2024, përgjegjës për prodhimin e sinjaleve publike ndërkombëtare për 4 sporte kryesore: gjimnastikë, pingpong, badminton dhe ngjitje sportive. CMG-ja do të dislokojë një ekip prodhimi dhe transmetimi prej mbi 2 mijë personash dhe do të përdorë teknologjinë "5G+4K/8K+AI" për të ofruar një mbulim me cilësi të lartë për audiencën globale.

Në ceremoninë e nënshkrimit të zhvilluar të shtunën, presidenti i KON-it Thomas Bach deklaroi se CMG-ja është një nga partnerët më të rëndësishëm mediatikë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në mbarë botën dhe mbështetja e saj për zhvillimin e lëvizjes olimpike është e rëndësishme. Ai tha se ky partneritet synon nxitjen e frymës olimpike, veçanërisht për shikuesit e rinj dhe të shfaqë hijeshinë unike të këtyre ngjarjeve sportive. (Jiang Lei)