Sektori i dërgesave postare në Kinë arrin momentin historik për 2023-shin
2023-05-07 15:36:10

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sektori i dërgesave në Kinë regjistroi një vëllim që kaloi 40 miliardë pako këtë vit deri të enjten, sipas Zyrës Shtetërore të Postës, përcjell “Xinhua”.

Kompanitë e dërgesave në vend e arritën shifrën prej 40 miliardë pakosh 24 ditë më herët se vitin e kaluar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kjo ka dërguar një sinjal pozitiv se besimi i konsumatorit të vendit po rritet dhe ekonomia po vazhdon të përmirësohet, tha Lin Hu, një zyrtar i zyrës së postës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me zbatimin e një sërë politikash për nxitjen e konsumit dhe qarkullimin e qetë, sektori i korrierëve është integruar ngushtë me industritë dalluese vendase, duke forcuar më tej rolin e tij në shërbim të prodhimit, nxitjen e konsumit dhe lehtësimin e qarkullimit. (Irma)