Xi Jinping dhe Peng Liyuan shprehin urime për Mbretin dhe Mbretëreshën e Britanisë
2023-05-07 15:19:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan të shtunën dërguan një mesazh urimi për Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla me rastin e kurorëzimit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në mesazhin e urimit, Xi dhe Peng thonë se bota po kalon transformime të thella dhe komplekse dhe komuniteti ndërkombëtar po përballet me shumë sfida të panjohura më parë.

Kina dhe Britania, të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duhet të kenë një pikëpamje afatgjatë dhe strategjike për të promovuar së bashku trendin historik të paqes, zhvillimit dhe bashkëpunimit me fitime reciproke.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas tyre, Kina është gati të bashkëpunojë me Britaninë për të forcuar miqësinë mes dy popujve, për të zgjeruar bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm dhe për të thelluar shkëmbimet mes njerëzve dhe kulturave, në mënyrë që të sjellë më shumë përfitime për të dy vendet dhe pjesën tjetër të botës, me një marrëdhënie të qëndrueshme dhe reciprokisht të dobishme Kinë-Britani.