Porti Tianjin i Kinës regjistroi rritje të fuqishme tregtare në tremujorin e parë
2023-05-07 15:38:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Porti Tianjin i Kinës veriore regjistroi 498 miliardë juanë (rreth 72 miliardë dollarë amerikanë) në tregtinë e jashtme në tremujorin e parë të vitit, 24 për qind më shumë në baza vjetore, bëhet e ditur nga të dhënat e zyrës doganore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë kësaj periudhe, tregtia me vendet e nismës “Një brez, një rrugë” arriti në 180.77 miliardë juanë, 49.7 për qind më shumë në baza vjetore, citon “Xinhua”.

Tregtia e portit me partnerët e tij kryesorë - Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore, Bashkimin Europian, SHBA-në, Australinë, Republikën e Koresë dhe Brazilin - përbënte 56.9 për qind të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme në tre muajt e parë të vitit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Eksportet e produkteve mekanike dhe elektrike u rritën me 45.3 për qind në 111.56 miliardë juanë në tremujorin e parë. (Irma)