Firma kineze fiton marrëveshjen për të ndërtuar portin e tretë më të madh në Kamboxhia
2023-05-07 15:45:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“China Harbour Engineering Company Ltd.” (CHEC) siguroi një kontratë nga një firmë kamboxhiane për të ndërtuar një port detar në provincën Kampot të Kamboxhias jugperëndimore.

Kontrata u nënshkrua mes drejtorit menaxhues të zyrës së CHEC-Kamboxhia, Lan Qiuli dhe Meas Thom, president i “Kampot Logistics and Port Company”, në praninë e ministrit kamboxhian të Punëve Publike dhe Transportit, Sun Chanthol.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Projekti i logjistikës dhe portit prej 600 hektarësh filloi në maj të vitit të kaluar, bën të ditur “Xinhua”.

Chanthol tha se projekti 15-vjeçar vlerësohet të kushtojë 1.5 miliardë dollarë amerikanë dhe ndërtimi është ndarë në tre faza.

Faza e parë nga viti 2022 deri në vitin 2025 pritet të kushtojë 200 milionë dollarë, tha ai.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Ky megaprojekt përfshin një terminal kontejnerësh, një zonë të veçantë ekonomike, një zonë të tregtisë së lirë, një qendër logjistike, një rafineri nafte dhe një terminal për anijet turistike”,- tha ai.

Ministri theksoi se ky do të jetë porti i tretë më i madh në vendin e Azisë Juglindore. (Irma)