Shefi i OKB-së kërkon nga palët ndërluftuese në Sudan të ndjekin paqen dhe pajtimin
2023-05-07 15:31:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje palëve ndërluftuese në Sudan të ndjekin rrugën e paqes dhe pajtimit për të shmangur një krizë humanitare që mund të përfshijë bririn më të madh të rajonit afrikan.

Guterres tha se konflikti që shpërtheu në Sudan në mes të prillit mbetet një shqetësim i madh, duke e parë si urgjente uljen e armëve mes palëve luftuese, bën të ditur “CGTN”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Luftimi duhet të ndalet tani përpara se të vdesin më shumë njerëz dhe ky konflikt të shpërthejë në një luftë gjithëpërfshirëse që mund të prekë rajonin për vitet në vijim. Të gjitha palët duhet të vënë në radhë të parë interesat e popullit sudanez. Kjo do të thotë paqe, prosperitet dhe një kthim në sundimin civil”,- tha Guterres.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Luftimet midis Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF) dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF), që shpërthyen më 15 prill në Khartoum, kryeqyteti i Sudanit, deri më tani kanë marrë jetën e më shumë se 500 personave dhe kanë lënë mbi 4000 të tjerë të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Sudanit. (Irma)