Kancelari gjerman në favor të pranimit të Bashkimit Afrikan në G20
2023-05-07 15:54:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është shprehur në favor të pranimit të Bashkimit Afrikan në G20.

“Kjo diktohet nga respekti për kontinentin dhe shtetet e tij të shumta dhe gjithashtu popullsinë e tij në rritje”,- tha Scholz në kuadër të udhëtimit të tij treditor në Bashkimin Afrikan.

Kancelari gjerman tha se ishte optimist se G20-a do të vendoste të pranonte Bashkimin Afrikan në të ardhmen e parashikueshme, bën të ditur “ATSH”.

“Pranimi i Bashkimit Afrikan mund të ketë sukses në një të ardhme jo shumë të largët”,- tha Scholz pas bisedimeve me kryetarin e Komisionit të BA-së, Musa Faki.

Aktualisht, G20-a përfshin 19 vende dhe Bashkimin Europian, duke përfshirë shtetet më të populluara në botë dhe ekonomitë më të mëdha.

Samiti i këtij viti do të zhvillohet në Indi në muajin shtator.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga Afrika, vetëm Afrika e Jugut i është bashkuar deri më tani, që formon dhe grupin e shteteve BRICS me Kinën, Rusinë, Indinë dhe Brazilin. (Irma)