Policia kineze siguroi udhëtime të sigurta hekurudhore gjatë pushimeve
2023-05-06 16:22:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Policia hekurudhore në Kinë kreu një shërbim sigurie të nivelit të lartë, për të siguruar trafik të rregullt në stacionet hekurudhore, si dhe udhëtime të sigurta me tren gjatë periudhës së pushimeve për 1 Majin, thanë autoritetet policore, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Sigurisë Publike njoftoi se u mobilizuan pajisje dhe burime emergjente, u krijuan më shumë zona evakuimi dhe u përmirësuan planet e emergjencës, në pritje të rritjes së trafikut hekurudhor gjatë festës.

Udhëtimet hekurudhore funksionuan të sigurta gjatë gjithë festës së 1 Majit, e cila u zhvillua nga 29 prilli deri më 3 maj të këtij viti.

Ndërmjet 28 prillit dhe 3 majit, Kina regjistroi rreth 110 milionë udhëtime hekurudhore, sipas ministrisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me fillimin e festës, policia hekurudhore dyfishoi përpjekjet për të goditur krimet dhe shkeljet që rrezikojnë rendin publik dhe sigurinë publike në udhëtimet hekurudhore.

Policia ka zgjidhur gjithsej 249 raste penale dhe 3018 shkelje gjatë festës, njoftoi ministria. (Irma)