Kina rrit mbrojtjen e kafshëve të egra me hyrjen në fuqi të ligjit
2023-05-06 15:46:48

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ligji i rishikuar në Kinë për Mbrojtjen e Kafshëve të Egra, i miratuar nga legjislatura më e lartë e vendit në dhjetor 2022, hyri në fuqi këtë javë, si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur më mirë kafshët e egra dhe habitatet e tyre.

Ligji i rishikuar ka përmirësuar masat për mbrojtjen në detaje të kafshëve të egra, shkruan “China Daily”.

Duke pasur parasysh situatën që kafshët e egra mund të kërcënojnë pronën dhe sigurinë e njerëzve, si dhe produktivitetin e bujqësisë dhe blegtorisë, po ashtu ligji përcakton ndërtimin e objekteve të izolimit dhe mbrojtjes, së bashku me shenjat paralajmëruese të sigurisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai gjithashtu zgjeron fushën e subvencioneve kombëtare për humbjet e shkaktuara nga kafshët e egra, duke e zgjeruar atë nga kafshët e egra nën mbrojtjen e shtetit në kafshë të egra që shkaktojnë dëme serioze.

Ligji ekzistues për mbrojtjen e kafshëve të egra u formulua në vitin 1988 dhe ky është rishikimi i parë që nga viti 2016.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Po ashtu, këtë javë hynë në fuqi një sërë masash për karantinimin e kafshëve të egra. Duke u bazuar në sqarimin e fushës së karantinës, masat parashikojnë që sistemet përkatëse të rregullohen në kohë, sipas situatës aktuale, me përpjekje për përmirësimin e sistemit të mbështetjes teknike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. (Irma)