Samiti i 6-të Digjital në Kinë jep fryte
2023-05-06 16:11:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë Samitit të 6-të Digjital në Kinë u nënshkruan gjithsej 52 projekte kryesore të ekonomisë digjitale, me një investim total prej 58.1 miliardë juanë (rreth 8.4 miliardë dollarë amerikanë), njoftuan autoritetet e provincës Fujian të Kinës lindore.

Samiti dyditor, që u mbajt në Fuzhou, kryeqendra e Fujian, nga 27 deri më 28 prill, u fokusua në shfaqjen e arritjeve më të fundit të nismës së Kinës Digjitale dhe në shkëmbimin e përvojave në zhvillimin digjital, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet në Fujian thanë në një konferencë për shtyp se projektet e nënshkruara mbulonin një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë shërbimet e softuerit dhe teknologjisë së informacionit dhe llojet e reja të infrastrukturës. Këto projekte pritet të bëhen një mbështetje e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë digjitale të Fujian.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Si pjesë kryesore e samitit, një ekspozitë e produkteve digjitale shfaqi më shumë se 6000 produkte, teknologji dhe zgjidhje, duke treguar arritjet më të fundit dhe rastet e shkëlqyera të zhvillimit digjital.

Eventi pati mbi 330.000 vizita me prani fizike dhe mbi 10 milionë vizita në internet. (Irma)