Kina rinovon alarmin blu për mot të keq
2023-05-06 15:57:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qendra Kombëtare Meteorologjike në Kinë rinovoi një alarm blu për mot të keq në disa zona jugore.

Nga e premtja pasdite deri të shtunën pasdite, parashikohet të ketë stuhi shiu dhe breshër në Hunan, Jiangxi, Chongqing dhe Guizhou, përcjell “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas qendrës, reshje të shkurtra dhe të dendura shiu, nga 20 mm deri në mbi 60 mm në orë, pritet të godasin pjesë të Shangait, Hubei, Hunan, Jiangxi, Zhejiang, Fujian, Chongqing, Guizhou dhe Guangxi.

Qendra ka këshilluar njerëzit që të marrin masa paraprake kundër përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, si dhe ka rekomanduar reduktimin e aktiviteteve në natyrë. Anijet që operojnë ose kalojnë tranzit në ujërat e zonave të prekura duhet të kthehen në port ose të bëjnë devijime.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me tre nivele, të koduar me ngjyra për mot të keq, ku portokallia përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga e verdha dhe bluja. (Irma)