Nëntë vende të BE-së krijojnë grupin mbi politikat e sigurisë
2023-05-06 15:52:54

Parlamenti Europian (Foto Atsh)

Parlamenti Europian (Foto Atsh)

 

Nëntë vende të Bashkimit Europian kanë nënshkruar një dokument, për të krijuar një grup për të promovuar votimin e shumicës së cilësuar dhe jo më unanime në Politikën e Përbashkët Europiane të Jashtme dhe të Sigurisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Dokumenti, i promovuar nga Gjermania, sheh mes nënshkruesve Francën, Italinë, Spanjën, Luksemburgun, Belgjikën, Holandën, Finlandën dhe Slloveninë, shkruan “Ansa”, citon “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Qëllimi është përmirësimi i efektivitetit dhe shpejtësisë së procesit të vendimmarrjes. Duke parë sfidat ndërkombëtare në rritje, ne jemi të bindur se politika e jashtme e BE-së ka nevojë për procese adekuate për të forcuar BE-në si aktor të politikës së jashtme”, thuhet në dokument. (Irma)