Kina synon të përmirësojë më tej cilësinë e sipërfaqeve ujore
2023-05-06 16:27:02

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të përmirësojë më tej cilësinë e ujit duke rritur raportin e sipërfaqeve të ujit me cilësi mjaft të mirë në 85 për qind në vitin 2025, me 1.6 pikë përqindje më shumë nga viti 2020.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas një plani të publikuar nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit dhe katër departamente të tjera, vendi do të monitorojë më mirë lumenjtë dhe liqenet e tij dhe do të nxisë shpërndarjen dhe menaxhimin e burimeve ujore në lumenj, liqene dhe rezervuarë, citon “Xinhua”.

Në plan thuhet se do të bëhet më shumë për të forcuar mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e zonave kryesore të ruajtjes së burimeve ujore. Në dokument theksohet gjithashtu se do të punohet për biodiversitetin ujor dhe kontrollin e ndotjes.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas një libri të bardhë të publikuar nga Këshilli i Shtetit, përqindja e sipërfaqeve ujore me cilësi mjaft të mirë - në ose mbi shkallën III në sistemin e cilësisë së ujit me pesë nivele të vendit - ishte 83.4 për qind në vitin 2020, 17.4 pikë përqindje më shumë nga viti 2015. (Irma)