CMG-ja: Kthetrat e CIA-s i bëjnë keq vetvetes
2023-05-06 12:02:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Thënia e famshme e CIA-s: “ne gënjejmë, ne mashtrojmë, ne vjedhim” njihet gjerësisht. Por tashmë që njerëzimi ka hyrë në periudhën e internetit, kësaj fjalie i duhet shtuar edhe pjesa tjetër: “ne vëzhgojmë, ne sulmojmë, ne nxisim”.

Ditët e fundit, Qendra Kombëtare e Reagimit ndaj Viruseve Kompjuterike të Kinës dhe kompania teknologjike 360 publikuan një raport të përbashkët ku zbulojnë përmes faktesh të shumta se CIA dhe ShBA-ja prej një kohe të gjatë grumbullojnë informacione të inteligjencës për qeveritë, kompanitë dhe qytetarët e huaj për të zbatuar në fshehtësi “ndryshimet paqësore” dhe “revolucionet me ngjyra” në të gjithë botën përmes aktiviteteve të spiunazhit. Sot bota është bërë më e vetëdijshme se njësoj si “Matrix” edhe CIA, me kthetrat e saj, përbën një rrezik të vazhdueshëm ndaj sigurisë globale dhe zhvillimit botëror.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në mars 2017, WikiLeaks zbuloi 8.716 dokumente sekrete të CIA-s që tregonin mënyrat e sulmeve të hekerëve nga Qendra amerikane e Inteligjencës Kibernetike dhe që i referoheshin dokumenteve të lidhura me “Vault7”. Në 2020, kompania kineze 360 zbuloi një organizatë APT, e cila kryente sulme të posaçme kibernetike ndaj Kinës, por edhe vendeve mike të ShBA-së. Të dhënat tregojnë se kjo organizatë përdor armë kibernetike që kanë lidhje pikërisht me “Vault7”.

Të dhënat statistikore tregojnë se në dekadat e fundit, CIA-ja ka tentuar ose rrëzuar të paktën 50 qeveri legjitime në botë, duke shkaktuar trazira në vendet përkatëse. Në raportin e publikuar këtë herë nga pala kineze, zbulohen 5 mënyrat kryesore të CIA-s për nisjen e “revolucioneve me ngjyra”, duke provuar edhe nga ana teknike veprimet e CIA-s për organizimin e përmbysjeve të qeverive në vende të ndryshme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me kalimin e viteve, “kthetrat e mprehta” të CIA-s kanë shkaktuar plagë të rënda në botë. Vetëm e ashtuquajtura “Pranvera arabe” shkaktoi një fatkeqësi humanitare dhe rënie të madhe ekonomike. Por edhe vetë ShBA-të u “plagosën” nga kthetrat e tyre, pasi kredibiliteti i saj u shemb.

Në këtë proces, përfitimi i vërtetë është një CIA me më shumë fonde, burime dhe më shumë fuqi. Por sikurse qelizat e një tumori brenda indeve njerëzore ajo vazhdon të zgjerohet dhe fuqizohet pa ndalim, por në fund do të mbysë vetveten.