Rimëkëmbja jashtë parashikimit e forcave nxitëse
2023-05-05 10:00:10
Sivjet, ekonomia kineze ka pasur rimëkëmbje të fuqishme. Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, në tremujorin e parë PBB-ja e vendit u rrit 4.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këndvështrimi i së ashtuquajturës "trojkë" për nxitjen e ekonomisë kineze, vëllimi i shitjes me pakicë të produkteve të konsumit u rrit 5.8 për qind dhe i import-eksportit të mallrave 4.8 për qind, ndërsa investimet në kapitalet fikse u ngritën 5.1 për qind. Këto të dhëna i kanë tejkaluar parashikimet dhe kanë nxitur besimin tek ekonomia kineze.
Lajmet Kryesore