Anija kozmike e mallrave “Tianzhou-5” ndahet prej stacionit hapësinor
2023-05-05 20:13:33

Një ilustrim i anijes kozmike të mallrave “Tianzhou-5” (Foto:CMG)

Anija kozmike e mallrave “Tianzhou-5”, me furnizime për stacionin hapësinor të Kinës, u nda nga kombinimi i stacionit orbital më 3:26 të pasdites së të premtes sipas orës së Pekinit, duke kaluar në fluturim të pavarur, deklaroi Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës.

Më 21 nëntor të vitit të kaluar, “Tianzhou-5” u dërgua në orbitën e tanishme nga Qendra e Lëshimit e Wenchang-ut në provincën Hainan të Kinës Jugore, duke mbajtur furnizime gjashtëmujore, si lëndë shtytëse, pajisje shkencore, nanosatelitë, bateri hidrogjeni, si dhe ngarkesa të tjera për eksperimente për astronautët e misionit “Shenzhou-15” në stacionin hapësinor.

Anija do të rrotullohet rreth stacionit hapësinor dhe do të lidhet me portën e përparme të kabinës nyjë, pasi anija kozmike “Shenzhou-15” të ndahet prej stacionit hapësinor këtë muaj.(Zhang Yan/Artan)