Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore, forcohen lidhjet ekonomike e tregtare
2023-05-05 17:53:28

Foto:VCG

Foto:VCG

Lidhjet ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kinës e Evropës Qendrore dhe Lindore janë shtuar gjatë dekadës së kaluar, theksoi të premten një zyrtar i lartë kinez i tregtisë.

Deri tani, investimet e dyanshme ndërmjet Kinës e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) kanë arritur pothuajse rreth 20 miliardë dollarë, bëri të ditur në një konferencë shtypi zëvendësministri i Tregtisë Li Fei.

Investimet e drejtpërdrejta të Kinës në vendet e EQL-së u shtuan me 148 për qind në tremujorin e parë të vitit 2023, tha ai, duke shtuar që kompanitë kineze janë të interesuara të investojnë në sektorë të tillë si pjesët e automjeteve, pajisjet elektroshtëpiake, produktet mjekësore, logjistika, energjetika dhe industria minerare.

  Tregtia e Kinës me vendet e EQL-së është rritur me një mesatare vjetore 8.1 për qind që prej vitit 2012, me një rritje mesatare vjetore të importeve të Kinës nga këto vende 9.2 për qind. 
   Tregtia e dyanshme arriti në 33.3 miliardë dollarë në tremujorin e parë, 1.6 % më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vjetshme, duke shënuar një nisje të mbarë e të qëndrueshme, vuri në dukje zv.ministri.
   Numri i trenave të mallrave Kinë-Evropë ishte 16 000 vjet, 9 për qind më shumë se në vitin 2021. Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe vende të tjera janë bërë destinacione të rëndësishme për trenat e mallrave Kinë-Europë, shtoi ai.

Nga 16 deri më 20 maj, në Ningbo të provincës lindore kineze Zhejiang do të zhvillohet edicioni i tretë i Ekspozitës dhe Panairit Ndërkombëtar të Mallrave të Konsumit Kinë-Vendet e EQL-së.(Artan)