Ministri i Mbrojtjes: Ukraina zbaton 18 për qind të standardeve të NATO-s
2023-05-04 14:36:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, tha se vendi i tij kishte zbatuar 18 për qind të standardeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), njoftoi agjencia e lajmeve “Interfax-Ukrainë”.

Deri në fund të këtij viti, Ukraina synon të përmbushë ndërmjet 30 për qind dhe 35 për qind të standardeve të aleancës, tha Reznikov, citon “Xinhua”.

Ukraina nuk ka nevojë të zbatojë 100 për qind të standardeve për t'u bërë anëtare e organizatës, vuri në dukje ai.

Sipas Reznikov, asnjë nga anëtarët e NATO-s nuk i zbatoi të gjitha standardet e aleancës.

Muajin e kaluar, parlamenti ukrainas i bëri thirrje NATO-s të përshpejtojë pranimin e Ukrainës në aleancë.

NATO e njohu Ukrainën si partnerin e saj të mundësive të zgjeruara në vitin 2020. (Elona)