Hebei i Kinës pati rritje të tregtisë së jashtme me 17 për qind në tremujorin e parë
2023-05-04 14:28:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tregtia e jashtme në provincën Hebei të Kinës veriore regjistroi 143.08 miliardë juanë (rreth 20.7 miliardë dollarë amerikanë) në tremujorin e parë 2023, 17 për qind më shumë në baza vjetore, sipas autoritetit doganor në Shijiazhuang, kryeqendra e provincës, citon “Xinhua”.

Gjatë kësaj periudhe, eksportet e Hebeit u rritën 22.3 për qind në baza vjetore në 87.91 miliardë juanë, ndërsa importet e tij u rritën 9.5 për qind në 55.17 miliardë juanë, treguan të dhënat nga Dogana Shijiazhuang.

Tregtia e provincës me partnerët e saj kryesorë tregtarë, Shtetet e Bashkuara, ASEAN, Bashkimin Europian dhe Republikën e Koresë, ishte përkatësisht në 19.11 miliardë juanë, 18.54 miliardë juanë, 14.72 miliardë juanë dhe 6.09 miliardë juanë.

Tregtia e Hebeit me vendet e “Një brez, një rrugë” u rrit me 25.3 për qind në baza vjetore në 52.44 miliardë juanë, duke përbërë 36.7 për qind të vëllimit total të tregtisë së jashtme të provincës.

Eksportet e saj të produkteve mekanike dhe elektrike dhe produkteve me intensitet të punës ruajtën një vrull të fortë rritjeje në tremujorin e parë. (Elona)