Liria e shtypit, Shqipëria rritet me 7 vende në indeksin e “Gazetarët pa kufij”
2023-05-04 14:14:13

Shqipëria rritet me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, publikuar nga organizata “Gazetarët pa kufij”, ku përfshihen 180 vende të botës, bën të ditur “ATSH”.

Kështu, Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, duke shënuar një rritje prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë kur radhitej në vendin 103.

Rënien më të madhe në rajon me plot 12 vende e ka pasur këtë vit Serbia. Norvegjia renditet e para për të shtatin vit radhazi. Sipas organizatës, liria e shtypit në Europë është eklipsuar nga konflikti Rusi-Ukrainë. (Elona)