Ekspertët dhe biznesi presin analizë për rritjen e pagave
2023-05-04 11:29:18

EduartGjokutaj  (Foto ALTax )  (Foto ALTax )

Eduart Gjokutaj  (Foto ALTax )  (Foto ALTax )

Teksa qeveria vijon programin me rritjen e pagave, ekspertët kërkojnë më shumë analizë të hollësishme për vazhdimësinë. Në një intervistë për mediat Eduart Gjokutaj analist i taksave tek Qendra Altax thotë se Këshilli kombëtar i Punës është ai që nxit politikëbërjen.

“Ajo që tërheq vëmendjen nga deklarata e ministres është nga do gjenden këto të ardhura, të cilat bëjnë një dallim shumë cilësor në raport me gjithë historikun, të paktën të dekadës së fundit. Në fakt gjithë publiku edhe ne që jemi pjesë e ekspertizës dhe në përgjithësi dhe të biznesit pret një analizë më të hollësishme lidhur me atë se si do të jetë vazhdimësia e konsistencës së këtij niveli dhe nga ana tjetër sesi do të jetë ajo pjesë që biznesi do të duhet ta përcjellë jo thjesht si detyrim dhe i nxitur nga takime apo edhe nga sensibilizimi, por edhe nga plotësimi i atyre kritereve që lehtësojnë më shumë mundësinë për të bërë atë rritje të nevojshme të pagave. Nxitja e një kontrate të re sociale në aspektin e mendësisë dhe të informacionit të marrëdhënieve mes instrumenteve që ka shteti. Këshilli Kombëtar i Punës është ai që nxit politikëbërjen, fillimi i forcimit të rolit të atyre që janë organizata të punës dhe dëgjimi i zërit të biznesit me qëllim që nëpërmjet menaxhimit të kostove, që deri më sot nuk kanë arritur dot të arrijnë në atë optimalizim, të mundësohet pastaj edhe ajo pjesë e ndërhyrjes së shtetit që mund të ketë nevojë për momentet fillestare në mënyrë që në këtë kohë të vështirë, në një vendimmarrje të vështirë të fillojë hap pas hapi edhe pjesa e vlerësimit e cila  duhet të jetë pjesë e zhvillimit ekonomisë në tërësi.”- shprehet Gjokutaj.

Logo e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (Foto Financa.gov.al)

Logo e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (Foto Financa.gov.al)

Një rol në këtë rritje pagash zë edhe performanca e punonjësve.

“Pjesa e ndikimit që mund të ketë paga e shtuar duhet të ketë analizë nga instituticioni përkatës që është administrata publike me qëllim që të shikohet cilësia e administratës pasi tashmë në vendim nuk përcaktohet vetëm rritje pagash, por administrata do të ketë një vlerësim shumë më të mirë cilësor dhe në momente të mos performimit mund të ndodhin dhe retro të këtyre lloj qasjeve. E tillë duhet të ishte administrata. Por në momentin që ka hyrë në mes digjitalizimit të shërbimeve publike e bën më të komplikuar sesi do të ndërthuret vlerësimi i punonjësve me atë çfarë bën infrastruktura e teknologjisë dhe natyrshëm pritet që të bjerë atë impakt, por për të thënë që kjo mund të frenojë largimin. Në fakt largimet nuk janë më së shumti nga administrata edhe pse mund të ketë. Largimet më të shumta janë nga pjesa tjetër e atij tregu që nuk i mirëpaguan dhe nuk i mirëmban dhe ka të bëjë jo vetëm me pagesën, por edhe pjesë sociale në lidhje me mënyrën sesi ata u respektojnë të drejtat në punë, janë ato standardet në marrëdhëniet e punës, mënyra sesi përmbushen disa kritere që kanë të  bëjnë me shërbimet sociale të niveleve të ndryshme dhe pjesa pastaj e atyre çfarë lidhen me edukimin që një pjesë e mirë janë dhe ata që emigrojnë për arsye të nivelit më të mirë të cilësisë së edukimit dhe pastaj dhe mirëpagimit sipas aftësive. Pra janë një kompleksitet gjerash për të dalë në këtë konkluzion”- shprehet eksperti.

Pagat (Foto Shqiptarja.com)

Pagat (Foto Shqiptarja.com)

Analisi thekson faktin se më parë nuk është përfshirë në programin buxhetor 2023-2025 rritja e pagave.

“Deri para një muaji që doli ky lajm në fakt nuk ishte i parashikuar në asnjë nga dokumentet fiskale të qeverisë, as në programin buxhetor 2023-2025. Në buxhetin 2023 gjithashtu dhe as në kuadrin makrofiskal që përcakton kriteret. Më së shumti politika e re e pagave apo fondi i shtuar në harkun e tre viteve ishte diku tek 11.3 miliardë lekë që është një rritje mesatare e fondit të pagave, diku tek 16%. Kaq e ka rritur në një farë mënyrë administrata publike pagën mesatare, edhe në 3 vitet e shkuara, pra 2019-2022 me një nivel të shtuar të fondit të pagave është rritur ky tregues i mesatar, që kemi të bëjmë me tregues të një page direkt 900 euro dhe  nuk do e kenë të gjithë 900. Ka të bëjë dhe me pjesën e analizës dhe sa do të jetë numri i punonjësve. Aktualisht është 86 mijë sistemi buxhetor, në fakt flitet për shumë më tepër, diku tek 130 e ca mijë përfshirë dhe disa ndërmarrje që nuk janë pjesë e sistemit buxhetor dhe të gjitha këto, të gjithë presin t’i shikojnë pasi kemi vetëm deklarata, kemi një akt të miratuar, i cili në një farë mënyrë do të kërkonte dhe një analizë më të thelluar, por kjo u bë fakt tashmë dhe ngelet e tillë për ta analizuar pasi ndodhi.”- thotë Gjokutaj.

Shumë ekspertë e shohin me skepticizëm rritjen e shpeshtë të pagave. Ata pohojnë se rritja me 6 herë në dekadë, dy herë brenda vitit, vendos bizneset në pozita të vështira, në një kohë kur inflacioni është rritur ndjeshëm.