Sondazhi: Shumica e amerikanëve, pesimistë për situatën aktuale dhe perspektivat e ShBA-së
2023-05-04 16:38:10

CFP

CFP

Sipas një sondazhi nga Qendra e Studimit "Pew" e ShBA-së, shumica e amerikanëve janë pesimistë për gjendjen e tanishme dhe të ardhmen e vendit të tyre.

Ky sondazh i zhvilluar nga 27 mars deri më 2 prill, përfshiu 5079 amerikanë të rritur me përfaqësimin më të gjerë.

Sipas sondazhit, lidhur me pyetjen mbi perspektivën e ShBA-së në vitin 2050, 66 % e pjesëmarrësve janë të mendimit se ekonomia e amerikane do të ulet, 77 % parashikojnë përkeqësimin e mosmarrëveshjeve politike, 81 % thonë që do të zgjerohet hendeku mes të varfërve e të pasurve dhe 71 % shprehen se statusi i ShBA-së në botë do të dobësohet.

Po ashtu, mbi 80 % e pjesëmarrësve në sondazh nuk janë të kënaqur me gjendjen e tanishme të ShBA-së. Janë gjithnjë e më të shumtë ata që besojnë se ekonomia  amerikane do të përkeqësohet në vitin 2024. (Xu Guang) 

CFP

CFP