Zv.presidenti kinez Han Zheng do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit britanik Çarls
2023-05-04 20:36:15

Zv.presidenti kinez Han Zheng(Foto:Xinhua)

Zv.presidenti kinez Han Zheng do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit të Britanisë Çarls III, që do të zhvillohet më 6 maj në Londër, njoftoi të enjten Ministria e Jashtme e Kinës.

Ai do të vizitojë gjithashtu Portugalinë dhe Holandën nga 7 deri më 12 maj.(Zhang Yan/Artan)