Operacion mbarëbotëror kundër trafikut të drogës, arrestohen 300 persona
2023-05-04 12:09:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet policore në SHBA dhe Europë arrestuan 300 persona dhe konfiskuan mbi 53 milionë dollarë, si pjesë e një goditjeje ndërkombëtare kundër trafikut të drogës, bën të ditur “RTSH”. Operacioni mbarëbotëror synonte tregun monopol në platformën më të madhe të shitjes së drogës dhe mallrave të tjera të paligjshme.

Një pjesë e shitjeve ishte organizuar brenda internetit, pjesë e një rrjeti të koduar të aksesueshëm vetëm nëpërmjet metodave të specializuara të sigurimit të anonimitetit.

Numri më i madh i arrestimeve u krye në SHBA. Opioidet sintetike, kryesisht fentanil, po vrasin më shumë amerikanë sesa vdiqën në luftërat e Vietnamit, Irakut dhe Afganistanit, të marra së bashku.

“Mesazhi ynë për kriminelët është: Ju mund të përpiqeni të fshiheni në skajet më të largëta të internetit, por Departamenti i Drejtësisë do t'ju gjejë dhe do t'ju bëjë përgjegjës për krimet tuaja”,- deklaroi kryeprokurori i SHBA-së, Merrick Garland. 

Numri i arrestimeve dhe parave të sekuestruara ishte më i larti për çdo operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, u bë e ditur nga agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Europian, Europol, që koordinoi operacionin në mbarë botën. (Elona)