ECDC nxjerr përfundimet nga pandemia
2023-05-04 12:11:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka nxjerrë një sërë përfundimesh nga pandemia e koronavirusit.

Për të ndihmuar vendet të përgatiten më mirë për pandemitë e ardhshme ose emergjenca të tjera, autoriteti shëndetësor i BE-së me qendër në Stokholm ka identifikuar katër fusha ku mund të nxirren mësime nga pandemia, citon “ATSH”.

“Këto përfshijnë përfitimet e investimit në fuqinë punëtore shëndetësore, gatishmërinë më të mirë për krizat e ardhshme shëndetësore, komunikimin e rrezikut dhe angazhimin e komunitetit si dhe mbledhjen dhe analizën e të dhënave”, sipas një raporti të ECDC.

Ndërsa pandemia shkon drejt një faze me intensitet të reduktuar, raporti synon të nxjerrë në pah veprimet pasuese që mund të ndihmojnë në përmirësimin e gatishmërisë ndaj pandemive në Europë.

“Pandemia e Covid-19 na ka dhënë mësime të vlefshme dhe është e rëndësishme të rishikojmë dhe vlerësojmë veprimet tona për të përcaktuar se çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo”,- theksoi drejtori i ECDC-së, Andrea Ammon. (Elona)