Foto nga VCG
26-vjeçari Zhang Zhizhen është bërë i pari tenist kinez që arriti në çerekfinalen e “ATP Masters 1000”, pas fitores ndaj amerikanit Taylor Fritz, në “Madrid Open”, shkruan “CGTN”.
Zhang fitoi 3-6, 7-6 (7/5), 7-6 (10/8) ndaj Fritz, duke vazhduar ecurinë e tij të fortë pasi mundi britanikun Cameron Norrie, në “Madrid Open”.
Deri më tani ka qenë një vit i shkëlqyer për tenisin kinez. Në shkurt, Wu Yibing mundi John Isner në “Dallas Open”, duke u bërë tenisti i parë kinez që ngriti një trofe të turneut ATP.
Wu mundi Fritz në Dallas në rrugën për në finale, duke siguruar fitoren e parë ndaj një kundërshtari të top 10-shes së ATP-së për një lojtar kinez.
Zhang u bë lojtari i parë kinez që hyri në top 100 të renditjes ATP në tetor 2022. (Elona)