Kina i kërkon Mianmarit të godasë mashtrimin në telekomunikacion
2023-05-04 14:47:41

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang i ka kërkuar qeverisë së Mianmarit të godasë mashtrimin në telekomunikacion.

Gjatë vizitës në këtë vend të Azisë Juglindore që nisi të martën, Qin vuri në dukje se zonat kufitare të Mianmarit kanë qenë për një kohë të gjatë vendstrehimi i grupeve të mashtrimit në telekomunikacion, që kanë shkelur seriozisht interesat e shtetasve kinezë dhe janë të urryera nga publiku kinez.

Qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe kësaj çështjeje dhe është e vendosur ta godasë këtë lloj krimi, tha kryediplomati kinez, duke theksuar se pala kineze i kërkon palës mianmarase të marrë masa konkrete dhe të bashkërendojë departamentet e ndryshme për të nisur një goditje të përbashkët kundër mashtrimit në telekomunikacion ndërmjet Kinës, Mianmarit e Tajlandës dhe për të shpëtuar në kohë shtetasit kinezë viktima të mashtrimit.

Pala mianmarase theksoi se është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me departamentet e zbatimit të ligjit dhe të sigurisë të Kinës për të luftuar mashtrimin në telekomunikacion dhe veprimtaritë e tjera të paligjshme në zonat kufitare.