BE, një miliard euro për të rritur prodhimin e municioneve
2023-05-04 11:56:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komisioni Europian ka planifikuar një fond prej 1 miliard eurosh për prodhimin e municioneve në vendet e BE-së, për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës dhe gjithashtu për të forcuar aftësitë europiane të mbrojtjes, bën të ditur “ATSH”.

“Gjithçka ka të bëjë me shpejtësinë”,- tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas një takimi me presidentin e ri çek, Petr Pavel, në Pragë.

Von der Leyen tha se rregulloret do të lehtësohen dhe procedurat e licencimit do të thjeshtohen në një projektligj që do t’i paraqitet Kolegjit të Komisionerëve Europianë.

Në mars, ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së u zotuan se do t’i siguronin Ukrainës gjatë 12 muajve në vijim një milion predha të reja artilerie për të mbështetur vendin në konfliktin aktual. Qëllimi i fondit është të mbështesë Forcat e Armatosura të Ukrainës. (Elona)