Si e përgjon CIA botën?
2023-05-04 17:43:18

Çështja e daljes së sekreteve të Pentagonit nga një i ri anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Masaçusetsit, ende po bën bujë. Në të kaluarën, si Assange, edhe Snowden, kanë publikuar dëshmi që ShBA-ja përgjon shumë vende, duke përfshirë edhe aleatët e vet. Por, megjithëse të gjithë e dinë këtë dhe kanë marrë masa parandalimi, përse nuk mund të shmanget mbikëqyrja nga ShBA-ja?

Ditët e fundit, një raport i publikuar bashkërisht nga Qendra Kombëtare e Trajtimit të Emergjencave të Viruseve Kompjuterike e Kinës dhe kompania e programeve antivirus "360" tregon një pjesë të arsyeve për këtë dhe se sa afër janë njerëzit e zakonshëm prej përgjimi i CIA-s.

Më poshtë është një diagram strukturor i CIA-s.

Nga ai mund të shohim se vetëm Qendra e Inteligjencës Kibernetike (CCI) ka mbi 5 000 piratë kompjuterikë dhe këto janë vetëm informacione të vitit 2016.

Bashkë me degët e tjera të ndërlikuara, CIA mund të prodhojë mjete të shënjeshtruara përgjimi. Për shembull, për pajisjet elektroshtëpiake, Dega e Pajisjeve të Integruara ka prodhuar një program sulmi piratërie të quajtur “Weeping Angel”, kryesisht për televizorët jugkoreanë Samsung. Televizorët e prekur mund të duken sikur janë fikur, por në fakt, janë bërë pajisje përgjimi, duke regjistruar bisedat e njerëzve në dhomë dhe duke ua dërguar serverëve të CIA-s nëpërmjet internetit.

Përveç kësaj, shumë programe virusi përdoren për të ndërmarrë veprime si hyrja në sistemin e kontrollit të makinave për kryerjen e vrasjeve.

Ndërsa dega MDB ka shpikur disa “armë” për të sulmuar smartfonat. Pajisjet e prekura i dërgojnë CIA-s informacione si vendndodhja, audiot dhe mesazhet e përdoruesve dhe kamerat e mikrofonat e përdoruesve mund të aktivizohen në mënyrë të fshehtë.

Sipas raportit, këto degë kanë studiuar shumë programe kundër sistemeve kryesore të kompjuterave dhe ruterave. Nëse CIA do, ajo mund të futet në të gjitha pajisjet përkatëse nëpërmjet këtyre “dyerve të  pasme”.

Sipas të dhënave statistikore, deri në fund të vitit 2016, Qendra e Informacioneve Kompjuterike e CIA-s kishte prodhuar mbi 1000 lloje sistemesh sulmi, viruse kompjuterike dhe shumë programe të tjera “të armëzuara”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Këto metoda mund të mbulojnë pothuajse të gjitha sistemet ose pajisjet që shiten sot në treg.

Po përse CIA mbledh aq shumë informacione për banorët e thjeshtë?

Funksionet e këtyre mjeteve mund të japin një përgjigje për qëllimet e vërteta të amerikanëve.

Sipas raportit, këto metoda mund të ofrojnë telekomunikacion të shifruar, shërbime komunikimi pasi ndërpritet sinjali i internetit dhe mjete të komandimit në terren për grumbullimet masive, në bazë të internetit ose komunikacionit jokabllor.

Këto funksione përdoren kryesisht për nisjen e “revolucioneve me ngjyra”: gjetjen e grupeve të shënjeshtruara, përhapjen e informacioneve të rreme, nxitjen e protestave dhe acarimin e konflikteve të brendshme të një vendi.

Të dhënat fillestare statistikore tregojnë se në disa dekadat e fundit, CIA-ja ka përmbysur ose ka synuar të përmbysë mbi 50 qeveri të ligjshme të vendeve të tjera. Me anën e këtyre mjeteve të fshehta, ShBA-ja mund të krijojë kaos brenda vendeve “armiqësore” me kosto të ulëta. Shumë njerëz të thjeshtë nuk e dinë se pajisjet e tyre elektronike janë bërë ndihmëse të përgjimit amerikan.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sigurisht, shumë sektorë që CIA-ja tendon të “depertojë” përdorin rrjetin e brendshëm si për shembull data bazë të shënimeve policore. Por, për këta rrjete që nuk lidhen direkt me interent, CIA-ja prapë ka metodën e vetë.

Për shembull, CIA ka krijuar Qendrën Informative Kibernetike të Europës në konsullatën e përgjithshme të ShBA-së në Frankfurt. Piratët kompjuterikë, agjentët dhe personeli i zbulimit mund të futen lirisht këtu me pretekstin e “ofrimit të këshillave teknologjike”. Ata mund të “vjedhin” të dhëna nëpërmjet futjes së disqeve flash në kompjutera.

Jo vetëm kaq, por ndër më shumë se 16 000 “lista blerjesh” të vitit 2018 të CIA-s, përmendet blerja e shumë pajisjeve përgjuese. Për shembull, ambasada e ShBA-së në Salvador kërkoi të prokuronte 94 kamera spiune në format e sendeve të përdorimit të përditshëm, si kravata, kapele, kopsa dhe orë.

Megjithatë, një veprimtari e tillë e pakufizuar u sjell dëme edhe vetë autorëve.

Sipas "Washington Post"-it, mjetet e sulmeve të CIA-s u vodhën në vitin 2016. Në raport vihet në dukje se CIA-ja kishte interes vetëm të zgjeronte arsenalin e vet të sulmeve kibernetike, por nuk kishte procedura të rrepta për kontrollin e tyre.

Banorë jugkoreanë protestojnë kundër përgjimit të ShBA-së ndaj qeverisë(Foto:VCG)

Banorë jugkoreanë protestojnë kundër përgjimit të ShBA-së ndaj qeverisë(Foto:VCG)

Pak kohë më vonë, gati 100 vende të botës, duke përfshirë ShBA-në, pësuan sulmet e virusit “WannaCry”. Ky është një program i prodhuar nga piratët kompjuterikë në bazë të informacioneve të vjedhura nga ShBA-ja.