Bursa e energjisë efikase për një treg më transparent
2023-05-03 10:26:18

Bursa Shqiptare e Energjisë, e dyta në vendet e Ballkanit Perëndimor, filloi në prill zyrtarisht operimin. Drejtori i ALPEX, Sokol Dishnica, shprehet për revistën “Monitor” se bursa është mekanizmi më efikas për ta bërë tregun më transparent dhe konkurrues.

“Krijimi dhe operimi i tregut të energjisë elektrike, është pjesë reformës që qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndërmarrë, për ta kthyer tregun e energjisë në një treg totalisht tokë anezuar që do akomodojë më së miri kërkesën dhe nevojat e gjithë anëtarëve dhe pjesëtarëve të tregut të energjisë në Shqipëri. E dyta, tregu i energjisë me shumicë është mekanizmi më i mirë për të akomoduar prodhimet, që vijnë nga gjeneruesit, e burimeve të rinovueshme. Ne kemi dëgjuar dhe kemi parë që sot në Shqipëri, ka një serë kompanish të njohura, të cilat janë në fazën e përfundimit të kompletimit të ndërtimit të këtyre gjeneruesve, që lidhen kryesisht me fotovoltaikët apo kërkesa të tjera që ministria i ka deklaruar, ku shumë investitorë të huaj apo vendas, kanë paraqitur kërkesat e tyre për ndërtimin e këtyre gjeneruesve. Pra tregu i energjisë në spot është tregu më i mirë për të akomoduar këto prodhime, pasi bënë shitblerjen dhe tregtimin e energjisë, një ditë më përpara apo brenda të njëjtës ditë. “-tha Dishnica.

Drejtori i Alpex tregon edhe strategjinë që do të ndiqet pas disa viteve. Në çdo rast bursa, shprehet Dishnica është mekanizmi më i mirë eficent për ta bërë tregun më transparent dhe për të marrë çmimin sa më stabël

“Si i e tillë bursa e energjisë, po implementon fillimisht tregun e organizuar dhe më pas, pas një viti tregun për t’i ardhur në ndihmë të gjitha anëtarëve të bursës, në mënyrë që të akomodojnë më së miri çdo megavat apo kilovat/orë që ata duan të prodhojnë. Kalimi nga nga metoda e vjetër e tregtimit të energjisë me kontratë dypalëshe, në një treg të organizuar edhe për ekonominë shqiptare është një hap i madh pasi për herë të parë, një mall në këtë rast kemi energjisë elektrike, shitet në një treg të organizuar, do të thotë që rregullat për funksionimin e këtij tregu të tashmes të cilat janë të pasqyruar në setin e rregullave të aprovuara, nga enti rregullator, e bëjnë më transparentë të gjithë procesin e tregtimit në bursë. Bursën e vendosin në pozicionet e monitorimit për të mos lejuar, asnjë deformim, të çmimeve dhe ajo që është më e rëndësishmja, tregu i energjisë nëpërmjet bursës, akomodon sinjalet e tregut, pra janë anëtarët e bursës ata të cilët do të vendosin, bazuar në kërkesë ofertat e tyre, në pritshmëritë për biznesin e tyre, në dëshirën e tyre dhe marzhet për të fituar se çfarë çmimi, ata duan të marrin nga bursat. Si e tillë bursa është mekanizmi më i mirë eficent për ta bërë tregun më transparent dhe për të marrë çmimin sa më stabël.”

Lidhur me krizën energjitike, Dishnica tha se qeveria e menaxhoi siç duhet. duke mbajtur çmimet te stabilizuara.

“Lidhur me krizën që vitin e kaluar përgjithësisht Evropa apo edhe pjesa tjetër e Evropës dhe bota kaloi, tregu i energjisë të organizuar me shumicë në Evropë, i përball këtë lloj sfide, pavarësisht se në të gjitha deklarimet është thënë që ky treg nuk ka qenë i dizenjuar për këto lloj situatash, por ka treguar që ka mbajtur çmime të stabilizuara, nuk ka lejuar rritjen e mëtejshme të tyre, pasi duhet të themi që bursa nuk është e një mekanizëm për të ulur apo rritur çmimet, por reflekton kostot e prodhimit apo kërkesat minimale të fitimit të anëtarëve të bursës. Modeli evropian njeh fillimisht konceptin e zonës së ofertimit. Zona e ofertimit është zona mbi të cilën një bursë operon, ka në mbikëqyrje një ent të caktuar rregullator, si dhe ka zona kontrolli nga operatori i sistemit të transmetimit specific të vendit. Si e tillë të gjithë ofertimet kryejnë në zonën e ofertimit që i përket këtyre kushteve, pra ka një ent rregullator përkatës unik, dhe ka një zonë kontrolli nga operatori i sistemit të transmetimit.”- thote Drejtori i ALPEX.

Bursa e energjisë do të ndihmojë edhe në bashkëpunimin energjitik Shqipëri – Kosovë.

“ Të njëjtën gjë është edhe bursa shqiptare pra, ne kemi dy zona ofertimi, zonë ofertimi të Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilat menaxhohen nga dy operatorë të ndryshëm, të sistemit të transmetimit, si dhe nga dy ente të ndryshme, rregullativ. Çdo tarifë burse që do të regjistrohet për të ofertuar në zonën e ofertimit të Shqipërisë, do të ofertojë vetëm për këtë zonë dhe anëtari i bursës që është për zonën e ofertimit të Kosovës, do të ofertojë vetëm për zonën e regjistrimit të Kosovës. Bashkimi i tregjeve Shqipëri-Kosovë, nënkupton që sa herë ndonjëri nga këto zona ofertimi do të ketë tepricë të energjisë, që vjen nga prodhimi i tepërt, apo edhe nga oferta e tepërt e energjisë, dhe një zonë tjetër, e bashkimit të tregut do të ketë kërkesë të tepërt apo ofertë më të vogël, atëherë energjia do kalojë nga njëra zonën tek zona tjetër, sikur të ishte një treg, pra pa paguar taksa doganore, tvsh dhe të tjera kosto.”

ALPEX është bursa e dytë operacionale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vjen si një domosdoshmëri për të garantuar transparencë, konkurencë dhe përdorim efikas të kapaciteteve, të cilat po shtohen e do të shtohen gjithnjë e më shumë, falë një sërë investimesh të reja apo të tjerave në vijim.