Belgjika do të subvencionojë ata që do të shkojnë në punë me biçikletë
2023-05-03 12:04:37

Foto nga VCG

Personat që do të shkojnë në punë me biçikletë në Belgjikë do të subvencionohen me 0.27 euro për kilometër.  

Me marrëveshjen ndërmjet punëdhënësve dhe përfaqësuesve të punëtorëve në kuadër të Këshillit Kombëtar të Punës, u bë e detyrueshme dhënia e pagesës shtesë për ata që do të shkojnë në punë me biçikletë.  

Sipas kësaj nisme, që tashmë ka hyrë në fuqi, subvencioni do të jetë i përjashtuar nga taksat, përcjell “ATSH”.  

Subvencioni ditor për biçikletë i një punonjësi nuk do të tejkalojë 40 kilometra. Kështu, pagesa do të kufizohet me 10.8 euro në ditë.  

Për subvencionin në fjalë deri më tani mund të vendosnin vetëm punëdhënësit. Në kuadër të kësaj, rreth 30 për qind e punëdhënësve u bënin pagesë punonjësve të tyre që përdorin biçikletë sipas distancës mes shtëpive të tyre dhe vendit të punës.  

Me zbatimin e ri, përdorimi i biçikletave në vend pritet të bëhet më i përhapur. (Elona)