Italia regjistron sërish rritje të inflacionit
2023-05-03 11:34:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Inflacioni në Itali po rritet sërish, raportoi Instituti Italian i Statistikave (ISTAT), sipas të cilit indeksi kombëtar i çmimeve të konsumit në muajin prill, mbi bazën e vlerësimeve paraprake, regjistroi një rritje prej 0.5% në bazë mujore dhe 8.3% nga viti në vit, nga 7.6% një muaj më parë, përcjell “ATSH”.

Përshpejtimi i normës së inflacionit vjen kryesisht si pasojë e rritjes sipas tendencës së çmimeve të mallrave energjetike nga 18.9% në 26.7%.

Inflacioni bazë (pa përfshirë energjinë dhe ushqimin e freskët), mbetet i qëndrueshëm në 6.3%, ashtu si ai i mallrave të energjisë në 6.4%. (Elona)