Australia ndalon cigaret elektronike rekreative
2023-05-03 11:54:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Australia do të bëhet vendi i parë në botë që do të ndalojë cigaret elektronike rekreative, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Mark Butler.  

Ai theksoi se do të ndalohet importimi i cigareve që nuk janë të destinuar për raftet e farmacive.  

“Të gjitha cigaret elektronike do të ndalohen dhe do të ketë kufizime në paketimin, shijet dhe ngjyrat e disponueshme”, tha ministri, citon “ATSH”.  

“Nuk ka më shije çamçakëzi. Do të kemi pako të thjeshta me shije të thjeshta. Vendi nuk do të lejojë që përfitimet e arritura në reduktimin e përdorimit të duhanit të zhbëhen nga kërcënimi i ri për shëndetin publik”, shtoi ai. (Elona)