Kina uron për miratimin e projektkushtetutës në Uzbekistan
2023-05-03 16:17:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke iu përgjigjur të martën pyetjes së gazetarit për miratimin e projektkushtetutës në Uzbekistan, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh në një konferencë shtypi se Kina uron për zhvillimin me sukses të referendumit për kushtetutën e re në Uzbekistan dhe beson se populli uzbekistanas do të arrijë suksese më të mëdha në çështjet e ndryshme të reformës e të zhvillimit.

Mao shtoi që, si vend fqinj  mik dhe partner i gjithanshëm strategjik, Kina u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Uzbekistanin dhe dëshiron të punojë së bashku me palën uzbekistanase për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh me përfitime të përbashkëta në të gjitha fushat. (Fani)