Shangai regjistron eksporte të larta të produkteve me energji të re në tremujorin e parë
2023-05-03 11:32:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Eksportet e produkteve me energji të re, duke përfshirë automjetet elektrike, bateritë litium-jon, qelizat diellore, të trajtuara nga dogana e Shangait shënuan rritje të fortë në tremujorin e parë të 2023.

Nga janari deri në mars janë eksportuar 147.000 automobila elektrike, me një vlerë prej 33.88 miliardë juanësh (rreth 4.89 miliardë dollarë amerikanë), përkatësisht 34.9 për qind dhe 77.6 për qind në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bën të ditur “Xinhua”.

Eksportet e baterive litium-jon dhe qelizave diellore u rritën 133.5 për qind dhe 27 për qind nga viti në vit në 35.02 miliardë juanë dhe 35 miliardë juanë, respektivisht.

Ecuria e fortë e eksporteve reflekton optimizimin e strukturës së mallrave të eksportit në Shangai. Eksportet e automjeteve me energji të re po bëhen një forcë e re shtytëse për eksportet e automjeteve në rajonin e deltës së lumit Yangtze, që do të ndikojë në paraqitjen e automobilave kineze në zinxhirin e industrisë globale dhe do të sjellë mundësi të reja për bashkëpunimet me jashtë, sipas Doganës së Shangait. (Elona)