Fitimi neto i “PetroChina” u rrit me 12.1 për qind në tremujorin e parë
2023-05-03 12:14:14

Foto nga VCG

Gjiganti kinez i naftës “PetroChina” raportoi një rritje prej 12.1 për qind në baza vjetore në fitimin e tij neto në tremujorin e parë.

Fitimi neto që i atribuohet kompanisë mëmë arriti në 43.62 miliardë juanë (rreth 6.3 miliardë dollarë amerikanë) në tre muajt e parë, njoftoi kompania përmes një deklarate të paraqitur në Bursën e Shangait, bën të ditur “Xinhua”.

Të ardhurat nga biznesi i kompanisë ranë 6 për qind në 732.47 miliardë juanë në periudhën raportuese.

Po ashtu, kompania bëri të ditur se fitimet e saj bazë për aksion qëndruan në 0.24 juanë. (Elona)