Kina rrit mbrojtjen e kafshëve të egra me hyrjen në fuqi të ligjit
2023-05-03 11:48:19

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ligji i rishikuar i Kinës për mbrojtjen e botës së egër, i miratuar nga legjislatura më e lartë në dhjetor 2022, hyri në fuqi të hënën, si pjesë e përpjekjes së vendit për të mbrojtur më mirë kafshët e egra dhe habitatet e tyre. Ligji i rishikuar ka rregulluar masat për mbrojtjen e popullatave të kafshëve të egra, bën të ditur “Xinhua”.

Duke pasur parasysh situatën në të cilën kafshët e egra vërshojnë dhe kërcënojnë pronën dhe sigurinë e njerëzve, si dhe produktivitetin e bujqësisë dhe blegtorisë, ligji përcakton se objektet e izolimit dhe mbrojtjes, së bashku me shenjat paralajmëruese të sigurisë, duhet të ndërtohen në dritën e gjendjen aktuale. Ai gjithashtu zgjeron fushën e subvencioneve kombëtare për humbjet e shkaktuara nga kafshët e egra, duke e zgjeruar atë nga kafshët e egra nën mbrojtjen e shtetit në kafshë të egra tokësore që shkaktojnë dëme serioze.

Ligji ekzistues për mbrojtjen e kafshëve të egra u formulua në vitin 1988. Gjithashtu të hënën hynë në fuqi një sërë masash për karantinimin e kafshëve të egra. Duke u bazuar në sqarimin e fushës së karantinës, masat parashikojnë që sistemet përkatëse të rregullohen në kohë, sipas situatës aktuale, me përpjekje për përmirësimin e sistemit të mbështetjes teknike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. (Elona)