Kinë-Mianmar, konsenus për promovimin e bashkëpunimit strategjik
2023-05-03 16:14:35

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Kina dhe Mianmari arritën konsensus të martën për promovimin e bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit në kryeqytetin e Mianmarit Nay Pyi Daw me udhëheqësin e këtij vendi Min Aung Hlaing, ministri i Jashtëm kinez Qin Gang u shpreh se Kina u kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Mianmarin, sepse këto dy vende fqinje kanë miqësi vëllazërore.

Kina e përkrah Mianmarin të nxitë procesin e tranzicionit politik dhe i mbështet palët e ndryshme të zgjidhin siç duhet mosmarrëveshjet sipas kornizës së kushtetutës e ligjit, duke kërkuar pajtimin kombëtar, tha Qin Gang.

Ai shtoi që bashkësia ndërkombëtare duhet të respektojë sovranitetin e Mianmarit dhe të luajë një rol konstruktiv për realizimin e paqes e të pajtimit në këtë vend.

Nga ana e tij, Min Aung Hlaing vlerësoi qëndrimin objektiv e të drejtë të Kinës në problemin e Mianmarit, duke mirëpritur Kinën të luajë një rol më të madh në këtë drejtim. (Fani)