Kina shkatërron një bandë që përdorte dron për të kontrabanduar ar
2023-05-03 12:02:21

Foto nga Chinanews.com

Policia në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore ka shkatërruar një bandë që vendosi një mjet ajror pa pilot për të kontrabanduar copa ari në vend.

Katër të dyshuar u arrestuan dhe 5.2 kg ar u sekuestruan në aksionin e policisë në prill, citon “Xinhua” Zyrën e Sigurisë Publike të qytetit Manzhouli.

Droni i përdorur nga banda mund të kryente fluturim automatik dhe ishte projektuar për të mbajtur një peshë maksimale prej 20 kg. Sipas policisë, ai vlen 250.000 juanë (rreth 36.180 dollarë amerikanë).

Droni u nis nga ana kineze e kufirit Kinë-Rusi në një vend në Rusi, ku një anëtar i bandës ngarkoi dronin me copa ari. Droni më pas u kthye, sipas rrëfimit të një të dyshuari. (Elona)