Kina aktivizon reagimin emergjent për stuhitë e shiut
2023-05-03 11:58:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Administrata Meteorologjike e Kinës aktivizoi të martën një reagim emergjent të nivelit IV për stuhitë e shiut, pasi rrebeshe të mëdha parashikohen të godasin pjesë të mëdha të Kinës qendrore dhe lindore në ditët në vijim.

Nga e marta deri të enjten, shiu i dendur do të përfshijë nga provinca Sichuan e Kinës Jugperëndimore dhe provinca qendrore Hubei në Henan, Shandong, Hebei, Shanxi, Anhui, Jiangsu, Hunan dhe Jiangxi, njoftoi Qendra Kombëtare Meteorologjike.

Reshjet do të lëvizin drejt jugut në Zhejiang dhe Fujian nga e premtja deri të dielën, ndërsa pjesët veriore të vendit do të përjetojnë një rikthim të motit të mirë, bën të ditur “Xinhua”.

Të prekura nga ciklonet sipërfaqësore, rajonet rreth bashkimit të lumit Yangtze dhe degës së tij, lumit Han, së bashku me Kinën veriore, do të përjetojnë erëra të forta nga e mërkura deri të enjten.

Ekspertët meteorologjikë paralajmërojnë kundër hyrjes në zonat e prirura nga përmbytjet malore në Hebei, Henan, Hubei dhe Anhui dhe bëjnë thirrje për marrjen e masave për të përballuar rreziqet e sigurisë rrugore. Kina ka një sistem me katër nivele të reagimit ndaj urgjencës për stuhitë e shiut, me nivelin I që është më i ashpër. (Elona)