Xi Jinping-u nxit studentët të japin ndihmesë për modernizimin bujqësor
2023-05-03 16:10:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping iu përgjigj të mërkurën letrës së studentëve të Stacionit Eksperimental të Quzhou-t të Universitetit Bujqësor të Kinës, ku i inkurajoi ata të japin ndihmesë për gjallërimin rural dhe modernizimin bujqësor.

Xi përshëndeti gjithashtu rininë kineze një ditë para Ditës së Rinisë.

Presidenti kinez vlerësoi shpirtin e studentëve për kërkimin e së vërtetës në ara e në praktikën në fshat. Ai shprehu edhe shpresën se studentët do të përdorin njohuritë e marra në shkollë në praktikën rurale, duke dhënë kontribut për modernizimin bujqësor dhe ndërtimin e një vendi socialist modern.

Stacioni Eksperimental i Quzhou-t i Universitetit Bujqësor të Kinës u themelua në vitin 2009 në kontenë Quzhou të provincës Hebei të Kinës Veriore dhe synon të përgatitë talente bujqësore të nivelit të lartë. Deri tani, Universiteti Bujqësor ka krijuar 139 stacione të tilla në 24 rajone në nivel province në mbarë vendin. (Fani)