Kryediplomati kinez do të vizitojë Mianmarin dhe do të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të OBSh-së në Indi
2023-05-03 11:50:30

Foto nga VCG

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning njoftoi të martën se ministri i Jashtëm i Kinës Qin Gang do të vizitojë Mianmarin nga 2 deri më 5 maj dhe do të shkojë në Indi për të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Mao tha se vizita e ministrit Qin në Mianmar bëhet për të thelluar bashkëpunimin konkret në fushat ekonomike, të jetesës së njerëzve etj. dhe për ta ndihmuar Mianmarin të ruajë qëndrueshmërinë, të rimëkëmbë ekonominë, të përmirësojë jetën e popullit dhe të realizojë zhvillimin e vazhdueshëm.

Ndërkohë, nga 4 deri më 5 maj në Panaji, kryeqendrën e shtetit Goa të Indisë, do të zhvillohet mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh). Gjatë kësaj mbledhjeje, kreu i diplomacisë kineze do të shkëmbejnë mendime me homologët e vendeve të tjera anëtare mbi situatën ndërkombëtare e rajonale dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke bërë përgatitje për Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. (Çang Çuo)