Një bashkëpunim mes aktorëve nga Tirana dhe Qendrës Multimedia në Prishtinë shfaqën në Tiranë "Gadjo" (Gaxho), një shfaqje që flet për racizmin. Kjo shfaqje është vënë në skenë në Tiranë më datë 29 dhe 30 prill dhe pritet të shfaqet gjithashtu më datat 4,5,6,7 maj në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental. Ky është një bashkëpunim me trupën e teatrit të Kosovës dhe Shqipërisë, i përket zhanrit dramë nga Jeton Neziraj, me regji të Blerta Neziraj, që erdhi nën interpretimin e aktorëve Edona Reshitaj, Juli Emiri, Verona Koxha, Rarael Hoxhaj, Blend Sadiku.
Shfajqa "Gadjo" nxit debatin mbi racizmin, të rinjtë e kësaj kohe digjitale, ekstremizmin e dhunshëm dhe degradimin e mediave. Në vitin 2019, në Kosovë u shënuan një seri sulmesh fizike mbi një grua rome. Drama “Gadjo’’ (Gaxho), një term që romët e përdorin për jo-romët) synon të nxisë debat mbi racizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm te të rinjtë në Kosovë e në Shqipëri, por po ashtu synon të hulumtojë dhe analizojë këtë shekull të mosdijes dhe intolerancës që nxitet dhe promovohet nga media e papërgjegjshme, në një mjedis ku media është kaotike e pakontrolluar dhe kur nevoja për klikime është shndëruar në qëllim sipëror.
Në intervistë për Radio Ejani, aktorja kryesore Edona Reshitaj, tregon për shfaqje “Gajdo” dhe rolin e saj.
CMG: Flasim për shfaqjen “Gadjo” dhe rolin tënd aty?
Edona Reshitaj: Kam dy javë që ndodhem në Tiranë për shkak të një bashkëpunimi që kemi ne aktorët e Prishtinës dhe të Tiranës dhe bëhet fjalë për një projekt teatral, për shfaqjen “Gadjo”. Është një bashkëpunim i Qendrës Multimedia në Prishtinë dhe Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Premiera u vu në skenë më datë 28 Prill, si dhe u shfaq edhe më datë 29, 30 Prill. Do vijmë sërish në fillim të muajit maj, ku do vijojë të jepet shfaqja më datat 4,5,6, dhe 7 maj 2023. Kjo shfaqje nxit debat mbi racizmin, gjithashtu mbi ekstremizmin e dhunshëm të të rinjve, sigurisht edhe për degradimin e mediave. Unë luaj rolin kryesor, që është një grua rome që bazohet në një ngjarje të vërtetë të ndodhur në vitin 2019, kur një grua rome u rrah nga disa të rinj në Ferizaj, për të vazhduar më pas në Tiranë. Shfaqja është shkruar nga dramaturgu i mirënjohur Jeton Neziraj dhe nën regjinë e Blerta Neziraj. Ky bashkëpunim ka dalë i mrekullueshëm. Ju ftoj të gjithëve ta shihni shfaqjen dhe t’a shijoni.
CMG: Si ishte për ty kjo eksperiencë?
Edona Reshitaj: Eksperienca ishte e mrekullueshme. Këto bashkëpunime duhet të vazhdojnë. Në fund të vitit do kemi një tjetër bashkëpunim midis teatrove kombëtare, por në vazhdim duke përfshirë edhe atë të Maqedonisë për një projekt tjetër, që shpresoj të realizohet sa më mirë.
“Gajdo” nxit dhe konfronton shoqëritë tona mbi romët, mitet mbi ta dhe pozitën e tyre në shoqëritë tona, ku racizmi dhe përbuzja janë të ngulitura thellë në vetëdijen tonë. Ndërkohë që drejtuesi i ri i teatrit Prevazi premton që përgjatë sezonit të verës një pjesë e mirë e shfaqjeve do të shkojnë më afër turistëve për të dalë nga skena klasike e teatrit.
Intervistoi: Sava Lena