Marrëveshja e Grurit, Guterres diskuton me Erdogan
2023-05-02 11:31:21

Foto nga VCG

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, diskutuan me telefon marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi, shkruan “China Daily”.

“Ata shkëmbyen mendime se si të garantohet përmirësimi, zgjerimi dhe shtrirja e Nismës së Detit të Zi”,- bëri të ditur zyra e shtypit e shefit të OKB-së.

Sipas deklaratës, ata biseduan edhe për përmirësimin e zbatimit të memorandumit të mirëkuptimit midis Rusisë dhe Sekretariatit të OKB-së për promovimin e produkteve ushqimore dhe plehrave ruse në tregun botëror.

Në korrik, Rusia dhe Ukraina nënshkruan veçmas një dokument në Stamboll me Turqinë dhe OKB-në mbi eksportet e grurit dhe plehrave nga Ukraina dhe Rusia për të siguruar furnizimet në tregun global në mes të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Marrëveshja fillestare 120-ditore u zgjat me 120 ditë të tjera në nëntor dhe përsëri në 18 mars.

Rrethanat nuk janë ende në favor të zgjatjes së marrëveshjes së eksportit të grurit në Detin e Zi, tha Kremlini të martën pasi Guterres i dërgoi një letër presidentit rus Vladimir Putin, duke përshkruar një rrugë të propozuar përpara që synon përmirësimin, zgjatjen dhe zgjerimin e marrëveshjes. (Fatosi)