Viktima dhe të plagosur në Ukrainë nga sulmet me raketa
2023-05-02 11:37:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të paktën një person u vra dhe dhjetëra u plagosën në Ukrainë pas lëshimit të një breshërie raketash herët në mëngjes të hënën, sipas zyrtarëve ukrainas, njofton “CGTN”.

Autoritetet rajonale në Kherson raportuan një vdekje dhe tre të plagosur, ndërsa Serhiy Lysak, kryebashkiaku i Dnipro, raportoi 25 të plagosur.

Ukraina bëri të ditur se kishte kapur 15 nga 18 raketa të lëshuara nga forcat ruse, sipas Valeriy Zaluzhnyi, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. (Fatosi)