Kopshti Zoologjik në Tiranë në një vit ka arritur numër rekord vizitorësh
2023-05-02 11:27:19

Foto nga A2news

Afro një vit nga inaugurimi i tij Kopshti Zoologjik në Tiranë, i vetmi këtij lloji në vend, është vizituar nga një numër rekord vizitorësh.

“Kemi kapur shifrën e 80 mijë vizitorëve unikë në Kopshtin Zoologjik modern të Tiranës”,- deklaroi kryetari i Bashkisë së kryeqytetit shqiptar, Erion Veliaj, gjatë një takimi me banorët e zonës, citon “RTSH”.

I ngritur që në vitin 1966, Kopshti Zoologjik i Tiranës u rihap në qershor 2022 pasi rivitalizimit dhe me hapësira të mëdha për një numër më të madh kafshësh.

Ai gjendet në zonën e gjelbër të Tiranës, në krah të Kopshtit Botanik dhe bashkë me Parkun e Madh të Liqentit Artificial krijojnë kurorën e gjelbër të qytetit.

Veliaj tha se po punohet edhe për rivitalizimin e Kopshtit Botanik. (Fatosi)