Fillon shpimi i pusit më të thellë të naftës dhe gazit në Azi
2023-05-02 11:42:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Furnizuesi më i madh i produkteve petrokimike të Kinës përuroi të hënën shpimin e pusit më të thellë të naftës dhe gazit në Azi, në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur në veriperëndim të vendit, njofton “Xinhua”.

Pusi që do të shpohet, i vendosur në skaj të shkretëtirës Taklimakan, pritet të regjistrojë një thellësi prej 9472 metrash, që është 620 metra më e gjatë se lartësia e malit Qomolangma, sipas Korporatës Petrokimike të Kinës (Sinopec).

Pusi historik është një shembull tjetër i pozicionit udhëheqës të Kinës në teknologjinë e shpimit të puseve ultra të thella, vlerëson korporata. (Fatosi)