FMN-ja: Ekonomia aziatike do të rritet 4.6 % më 2023
2023-05-02 15:41:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në raportin e fundit "Perspektiva e ekonomisë rajonale", të publikuar të martën, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon që, në vitin 2023, ekonomia e Azi-Paqësorit do të rritet 4.6 %.

Në raport thuhet se sivjet ky rajon do të kontribuojë për rreth 70 % të rritjes së ekonomisë globale, me Kinën që do të japë impuls të ri.

Njëkohësisht sipas të dhënave të publikuara po të martën, në tremujorin e parë të këtij viti, ekonomia e Hong-Kongut u rrit 2.7 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke kthyer prirjen e rënies në të katër tremujorët e vitit të kaluar. (Fani)