Erdogan: Lideri i Shtetit Islamik u vra në Siri nga shërbimet e Inteligjencës turke
2023-05-02 11:33:48

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se forcat e Inteligjencës turke vranë liderin e Shtetit Islamik Abu Husein al Qurashi në Siri, shkruan “CGTN”.

“Ky individ u neutralizua si pjesë e një operacioni të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës turke në Siri”,- deklaroi presidenti Erdogan gjatë një intervistë për transmetuesin turk “TRT”. (Fatosi)